Transmetuar më 26-11-2020, 09:42

Një 30-vjeçar nga Orikumi është arrestuar nga Policia e Vlorës me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Policia thotë se në pranga ka rënë shtetasi G.K., 30 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij është bërë pas shpalles në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Mesinas, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. /e.a/noa.al/