Transmetuar më 26-11-2020, 09:30

Vdekja e papritur e legjendës argjentinase Diego Armando Maradona tronditi mbarë botën, sidomos atë të futbollit. Por nëse ka një qytet që e ka dashur më shumë nga çfarë mund të imagjinohet, ai është Napoli.

Qyteti jugor i Italisë nuk fjeti gjumë mbrëmjen e djeshme në kujtim të njeriut që e bëri skuadrën e tyre ndër më të famshmet në botë në fund të viteve ’80 dhe fundvitet ’90.

Qirinj, lutje, lot, flakadanë dhe me stadiumin “San Paolo” të ndriçuar në kujtim të tij: kjo ishte panorama e mbrëmshme në qytet.

Të gjithë napolitanët janë të trishtuar, sepse për ta Diego ishte simboli i qytetit të tyre me probleme dhe të varfër prej dekadash. /e.a/noa.al/