Transmetuar më 26-11-2020, 09:17

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia në Fier për shkak të një konflikti për motive pronësie. Sipas policisë, në pranga kanë rënë J. H., 59 vjeç dhe S. H., 61 vjeç.

Siç bën të ditur policia, dy vëllezërit janë arrestuar pasi për motive pronësie kanë goditur njëri tjetrin me sende të forta. Ata janë banues në Peshtan Bregas të Fierit dhe janë arrestuar në flagrancë. /e.a/noa.al/