Transmetuar më 25-11-2020, 21:32

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Berat.

Ngjarja ka ndodhur sot në fshatin Moravë.

Sipas burimeve policore për noa.al, R.D. 82 vjeç, është gjetur i pajetë në banesë nga familjarët.

Shtetasi R.D, dyshohet se është vetvrarë me armë gjahu (çifte).

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./noa.al/