Transmetuar më 25-11-2020, 21:23

Një 82-vjeçar nga fshati Moravë i ka dhënë fund jetës, duke u vetëqëlluar me armë zjarri.

Dyshohet se i moshuari Ramadan Doko në kushte të rënduara psikologjike është mbyllur në dhomën e tij dhe me një çifte gjahu ka qëlluar një herë drejt vetes. Familjarët e Dokos mësohet se kanë deklaruar përpara punonjësve të policisë se familjari i tyre kishte shfaqur prej disa ditën shenja të Covid-19, por ende nuk kishte kryer tampon.

Pas zhurmës, familjarët kanë shkuar në dhomën e të moshuarit dhe e kanë gjetur atë të shtrirë në dysheme, pa shenja jete dhe të mbuluar me gjak.

Ata kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila po kryen veprimet hetimore për të zbuluar shkaqet që e çuan të moshuarin drejt aktit të vetëflijimit.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orën 17:00 të mbrëmjes së sotme.

Trupi i pajetë i Ramadan Dokos është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit, ku i është kryer edhe ekspertiza mjeko-ligjore.

Paraprakisht besohet se 82-vjeçari kaloi në depresion dhe i dha  fund jetës.