Transmetuar më 25-11-2020, 20:25

Aksident i rëndë është rregjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Tepelenë-Mallakastër.

Aksidenti ka ndodhur në Krahas të Memaliajt.

Raportohet se një familje me pesë anëtarë është aksidentuar, pasi makina e tyre "Toyota" u përplas me një tjetër.

Drejtuesi i mjetit, bashkëshortja e tij, fëmija dhe dy persona të tjerë mbetën të plagosur.

Mes tyre është plagosur lehtë edhe fëmija 9-vjeçar.

Raportohet se makina drejtohej nga një shtetas  nga Fieri, i cili po kthehej nga Greqia bashkë me bashkëshorten e tij dhe fëmijën.

Në makinë ndodhej edhe gjyshja dhe motra e fëmijës.

/a.m/NOA.al