Transmetuar më 25-11-2020, 20:05

Michael Jordan bën një ‘dhuratë të pabesueshme’.

Ai dhuron 2 milion dollarë nga të ardhurat e “The Last Dance” për të varfërit që luftojnë me urinë në SHBA.

Ai është pa dyshim basketbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Por edhe një njeri me zemër të madhe.

Michael Jordan zbuloi zemrën e tij prej ari me një dhurim mbresëlënës prej 2 milion dollarësh për organizatën jofitimprurëse “Feeding America” përpara sezonit të festave.

Organizata postoi në Twitter mesazhin lavdërues për legjendën e sportit botëror lidhur me  kontributin e tij bujar.

Jordan këmbënguli se është më e rëndësishme se kurrë të ndalesh e të ndihmosh të tjerët, në këtë epokë sfiduese me COVID-19.

Feeding America është një organizatë që ndihmon për zhdukjen e urisë.

Ajo furnizon më shumë se 200 mensa me produkte ushqimore, për të ushqyer më shumë se 46 milion njerëz, që presin shërbime humanitare dhe sociale.

‘Një dhuratë e pabesueshme për të qenë mirënjohës – legjenda e NBA Michael Jordan po dhuron 2 milion dollarë për të ndihmuar fqinjët tanë që përballen me urinë!’ – shkroi fondacioni në mesazhin falenderues./a.m/NOA.al