Transmetuar më 25-11-2020, 18:47

Pas humbjes në Shkodër, bardheblutë e Nevil Dedes nuk shkuan më larg se një barazim pa gola në “Selman Stërmasi” me Bylis.

Në fund Tirana ishte me fat pasi shtylla i mohoi golin Bylisit me Laëal, pas një kundërsulmi të shpejtë të skuadrës së Dovedan.

Trajneri Nevil Dede i cili zuri dy javë më parë vendin e Emanuel Egbo, nuk ka shijuar ende fitoren e parë, pas barazimit të kampionëve në fuqi, u shpreh:

“Kemi pak alternativa dhe për këtë dua të jem i sinqertë. Në momentin që do të kthehen të gjithë lojtarët, do jenë të qarta edhe qëllimet tona”.

“Duhet kohë, për gjithçka. Koha është e paktë, ndeshjet shumë të ngjeshura, numri i lojtarëve të pakët, sidomos ata me eksperiencë. Minimalisht do më duhet një muaj këtu, maksimalisht 3 muaj”.

“Fitorja është obligimi i Tiranës. Nuk është korrekte që të bëjmë krahasime me skuadrën e vitit të kaluar. Këtë skuadër nuk e krahasoj dot me atë të Egbosë. Të gjithë duan kohën e vetë dhe të përshtaten”, – theksoi Nevil Dede.

Partizani që triumfoi lehtësisht 0-3 në transfertën fierake ndaj Apolonisë.

Golat për skuadrën e Ilir Dajës u realizuan nga Eneo Bitri në pjesën e parë dhe Jurgen Bardhi e Hektor Idrizaj në 45 minutat e dyta.

Me suksesin në “Loni Papuçiu”, Partizani u ngjit në kuotën e 7 pikëve, 1 më pak se Kastrioti i vendit të dytë.

Skuadra e drejtuar nga Ramazen Ndreu fitoi 1-2 në Korçë përballë Skënderbeut me gola të De Silvas dhe Okebugwut.

Goli i Armah i vlejti vetëm për statistikë skuadrës së drejtuar nga Julian Ahmataj. Skënderbeu luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 55-të pas daljes me karton të kuq të Mensah./a.m/NOA.al