Transmetuar më 25-11-2020, 18:18

Një shqiptar dhe gruaja e tij janë arrestuar në Kretë të Greqisë, pasi u kapën me 2 kilogramë heroinë.

Sipas medieve të vendit fqinj, autoritetet kishin marre informacion paraprak se një një 46-vjeçar shqiptar dhe një 46-vjeçare rumune, do të sillnin sasi të mëdha droge në Kretë.

Gruaja kishte mbërritur në mëngjes me target në portin e Heraklion.

Kështu, të martën në mëngjes, 46-vjeçari, pasi kishte ngarkuar makinën me dy kilogramë drogë, arrin në portin e Heraklion dhe shkon në shtëpinë ku jeton me partneren e tij rumine.

Pas ndjekjes nga policia, ata u kapën me sasinë e heroinës. /k.k/noa.al/