Transmetuar më 25-11-2020, 18:06

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përcolli një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të dy mjekëve, të infektuar me Civid-19, gjatë ditës së sotme.

Mjekët Bledi Nini dhe  Ibrahim Kaziu, nuk arritën ta fitojnë luftën me Covid-19.

Reagimi i plotë i ministres Manastirliu:

“Jam e pikëlluar, sepse gjatë 24 orëve të fundit humbëm dy mjekë të shkëlqyer”, – tha ministrja Manastirliu.

“Dr. Bledi Nini dhe dr. Ibrahim Kaziu, nuk arritën ta fitojnë luftën me Covid-19.

“Doktor Bledi dhe Doktor Ibrahimi, përgjatë karrierës së tyre të karakterizuar prej profesionalizmit dhe integritetit të lartë, kishin fituar shumë beteja në mbrojtje të shëndetit të qindra dhe mijëra pacientëve”.

“Për fat të keq, nuk ia dolën të fitojnë këtë betejë të fundit, për jetën e tyre, përballë këtij virusi të pabesë”.

“Ngushëllimet më të ndjera familjarëve.

“U prehsh në paqe Doktor Ibrahimi”.

“U prehsh në paqe Doktor Bledi”.

/a.m/NOA.al