Transmetuar më 25-11-2020, 17:43

Lajmi i ndarjes nga nga jeta i mjekut ortolaringolog Bledi Nini, kur në të njëjtën ditë  para spitalit Infektiv është mbajtur një koncert nga Ansambli, është kritikuar nga kolegët e të ndjerit.

Mjeku Nini humbi jetën në moshën 48-vjeçare për shkak të infektimit me koronavirus, ndërsa kanë qenë të shumtë ata që kanë reaguar apo kanë shprehur dhimbjen për humbjen e mjekut vlonjat, në forma dhe mënyra të ndryshme.

Mes tyre është edhe mjeku Renato Osmenaj, i cili përveç dhimbjes dhe trishtimit të madh është shprehur i zemëruar, madje i revoltuar, për shkak të shfaqjes përpara spitalit,  Ansambli i mbajti një koncert.

“Ike ti vëlla i mirë! Më çave zemrën dhe shpirtin. Mburresha me ty se të doja shumë.

M’u kujtua nëna ime për filxhanin e kafesë që theve te shtëpia ime kur ishim të vegjël.

Dhe në këtë ditë të zezë për ne, k*rvat bëjnë aheng. Mirë u takofshim shpirti i vëllait”,- shkroi Osmënaj në reagimin e tij. /a.m/NOA.al