Transmetuar më 25-11-2020, 17:23

Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar në lidhje me vendimin që mësimi në shkolla të bëhet me alternime, në klasa dhe online.

Në rrjetet sociale, Lulzim Basha shkruan se Edi Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë, dhe nuk ka asnjë plan.

“Dje Rama deklaroi se nuk ka asnjë arsye për të mbyllur shkollat sepse “fëmijët nuk të infektojnë me koronavirus”. Ndërsa sot shpalli mbylljen e pjesshme të shkollave.

Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë dhe as që ia ka idenë se çfarë duhet bërë. Rama nuk ka asnjë plan. Dhe pa plan, nuk mund ta fitosh luftën kundër pandemisë.

Shqipëria ka nevojë për një qeveri që punon dhe merr vendimet e duhura për njerëzit, jo për qeverinë Rama që çfarë thotë sot, nuk thotë nesër”, shkruan Basha.

Më herët, ministrja e Shëndetësisë njoftoi se do kërkojë nga ministria e Arsimit përgatitjen e planit për mësimin e alternuar në shkolla, duke filluar nga data 1 dhjetor. /k.k/noa.al/