Transmetuar më 25-11-2020, 16:45

Është zbardhur ngjarja që ndodhi sot në qytetin e Elbasanit, ku u regjistrua një përplasje me armë zjarri.

Burimet zyrtare thonë se gjatë një konflikti të çastit mes dy drejtues automjetesh ishin përdorur dhe armë zjarri.

Për këtë ngjarje në pranga ka rënë Elvis Koçi (Çaushllari), 28 vjeç, banues në Elbasan.

Ndërkohë, u bë shpallja në kërkim e autorit tjetër të kësaj ngjarjeje, shtetasi Migert Qosja, 25 vjeç, banues në Elbasan.

Sa i përket ngjarjes, Elvis Koçi, duke drejtuar automjetin tip “Mazda”, është konfliktuar fizikisht me Migertin, i cili drejtonte automjetin tip “Ford”.

Më pas të dy palët kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit me armë zjarri. Si pasojë shtetasi Elvis Koçi është plagosur lehtë dhe për t’i shpëtuar Policisë, ka tentuar të mjekohej në spitalin e Traumës në Tiranë, por është arrestuar.

Ndërkaq, vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. /k.k/noa.al/

Kush është “korçari”! Zbulohet objektivi i atentatit me armë në Elbasan

Elbasan, qëllohet me armë zjarri drejt një automjeti në lëvizje

U qëllua me armë sot në Elbasan, policia zbulon vendndodhjen e të plagosurit