Transmetuar më 25-11-2020, 16:34

Katër punonjës të IKMT janë përfshirë në një aksident të rëndë rrugor, ndërsa njëri prej tyre humbi jetën.

Dy prej të aksidentuarve janë dërguar me helikopter drejt Traumës në Tiranë.

Pas aksidentit, punonjësit raportohet paraprakisht se janë bllokuar brenda makinës së tyre.

Aksidenti ka ndodhur në aksin Iballë-Fierzë, në afërsi të fshatit Bugjon, Pukë.

Si pasojë e aksidentit, Drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes Pyjore Shkodër, Mark Ndou, 61-vjeç, është nxjerrë nga mjeti dhe është nisur për në spital, por ka ndërruar më pas jetë.

Policia tha se aksidenti ndodhi në ora 14:15, në fshatin Bugjon. Një mjet i IKMT Shkodër ka dalë nga rruga dhe si pasojë shtetasi M. N. 60 vjeç , banues në Shkodër ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasit A. B. dhe Ll.  Gj, po dërgohen drejt Spitalit të  Traumës Tiranë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje. /a.m/NOA.al