Transmetuar më 25-11-2020, 15:50

Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka në plan të mbapë një fjalim sot lidhur me detyrat që e presin, sidoemos lufta ndaj Covid. Fjalimi i tij do të mbahet nga Wilmington.

Ndërsa tranzicioni i tij në Shtëpinë e Bardhë përshpejtohet me emërimet e personelit kryesor dhe takimet midis ekipit të tij dhe administratës në largim.

Presidenti Trump, ndërkohë, thuhet se planifikon të udhëtojë në Pensilvani, ku ai dhe avokati i tij, Rudolph Ë. Giuliani, pritet të bashkohen në një takim të ligjvënësve republikanë të shtetit që po shqyrtojnë akuzat, për papërshtatshmëri zgjedhore.

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden ka thënë se deri më tani Shtëpia e Bardhë ka qenë e sinqertë, në dhënien e ndihmës për tranzicion të pushtetit.

“Nuk ka qenë ziliqare deri më tani dhe nuk e pres që të jetë”, – tha ai në një intervistë për rrjetin NBC News.

Biden ka konfirmuar se nuk ka folur ende me presidentin aktual, Donald Trump, mirëpo ka shtuar se nuk pret që mandati i tij të ndikohet nga vonesat në nisje të tranzicionit.

“Është nisje e ngadalshme, mirëpo është nisje dhe kemi dy muaj tjetër, prandaj ndihem mirë për mundësinë që të shpejtojmë procesin”, ka thënë ai.

Presidenti i zgjedhur amerikan ka bërë këto deklarata pasi ka bërë të ditur emrat e personave që do të mbajnë pozitat kryesore në administratën e tij pasi të marrë detyrën më 20 janar. Presidenti aktual, Donald Trump është pajtuar për nisje të procesit të trazicionit të pushtetit ditën e hënë, pas gati tri javëve pas mbajtjes së zgjedhjeve.

Megjithatë, ai refuzon që të pranojë humbjen, duke përsëritur pretendimet e pabazë se votimet e 3 nëntorit janë manipuluar./a.m/NOA.al