Transmetuar më 25-11-2020, 15:19

Kosova ka regjistruar sot sërish një shifër të lartë rastesh të reja me koronavirus. Instituti i Shëndetit Publik, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë  konfirmuar 704 raste pozitivë me Covid 19 nga 1.651 testime të kryera.

Në orët e fundit edhe 9 qytetarë të tjerë nuk kanë mundur dot të fitojnë betejën me Covidin. Numri total i rasteve pozitive është 36.253 raste nga 135.969 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 948 raste vdekjesh.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, janë shëruar 391 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 22.137 raste. /e.a/noa.al/