Transmetuar më 25-11-2020, 15:05

Disa persona raportohet se kanë mbetur të plagosur në një aksident të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Iballë-Fierzë, në vendin e quajtur Kokedode.

Mësohet paraprakisht se disa punonjës të pyjores janë aksidentuar me automjet.

Terreni i vështirë e pamundëson ndërhyrjen e ambulancës, dhe kërkohet ndihmë përmes ajrit.

Po ashtu, nga informacionet paraprake, dyshohet se dy prej tyre janë bllokuar në makinë. /k.k/noa.al/