Transmetuar më 25-11-2020, 14:44

Në shumë famlije mund të gjesh qen apo mace të cilat jetojnë bashkë me njerëzit. S’ka asgjë të çuditshme der këtu.

Por një grua mban 500 mace dhe qen, vërtet shumë. Ajo është Maryam al-Balushi, teksa shpërndan ushqime në shtëpinë e saj në kryeqytetin e Omanit, Muscat, në Gadishullin Arabik.

Fqinjët e saj janë ankuar për këtë fakt, por ajo i quan kafshët si më shoqëruee sesa njerëzit, ndaj nuk mërzitet me to.

“Kam zbuluar se kafshët, veçanërisht macet dhe qentë, janë më besnikë se njerëzit”, tha ajo.

Jetime në moshë të re, Balushi gjatë dekadës së fundit ka bashkëjetuar me miqtë e saj me gëzof, shumë prej të cilëve u shpëtuan nga rruga. /k.k/noa.al/