Transmetuar më 25-11-2020, 14:19

Lajmi i dërgimit të trajnerit të Kukësit, Skënder Gega drejt Turqisë, për një trajtim të specializuar për shkak se gjendja shëndetësore nga koronavirus është përkeqësuar, ka shqetësuar të gjithë komunitetin sportdashës dhe jo vetëm.

Presidenti i nderit të klubit verior, Safet Gjici, njëkohësisht edhe kryetar i Bashkisë së Kukësit, ka shkruar një mesazh të ndjerë në Facebook për teknikun verilindor.

"Lajmi për rëndimin e gjendjes shëndetësore të trajnerit tonë Skënder Gega, më shqetësoi në këto ditë të vështira të që po kalojmë. Uroj, që sa më shpejt gjendja e tij të përmirësohet dhe ai të kthehet në drejtimin e ekipit tonë. Jemi të gjithë me ty Skënder në këto momente të vështira. Jam shumë i bindur që ti do ta fitosh këtë betejë", – komenton Gjici. /e.a/noa.al/