Transmetuar më 25-11-2020, 12:30

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak minuta më parë në Elbasan. Sipas burimeve mësohet se është qëlluar me armë ndaj një automjeti tip "Mazda" në lëvizje dhe për momentin dyshohet se një person është plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Emin Matraxhiu" dhe dyshohet se bëhet fjalë për një konflikt të çastit mes disa të rinjve.

Në vendngjarje ka shkuar policia, ndërsa pika kontrolli janë ngritur në gjitha rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit…