Transmetuar më 25-11-2020, 11:53

Qeveria ka miratuar ditën e sotme rritjen e pagave për punonjësit e policisë së burgjeve.

Bëhet me dije se nga rritja e pagave do të përfitojnë 3559 efektivë të Policisë së Burgjeve.

Mësohet se punonjësit do të kenë shtesë në llogaritjen e pagës mujore edhe për vjetërsinë në punë, që përllogaritet në 1% për çdo vit shërbimi deri në 25 vite punë.

Në VKM parashikohet gjithashtu edhe garantimi i transportit nëpërmjet përfitimit të kompensimit të udhëtimit nga 36 km e sipër.

E plotë:

Shtesa per vjetersi 1% per cdo vit sherbimi deri ne 25 vjet

Garantimi i transportit nepermjet Perfitimit te kompensimit te udhetimit nga 36 km e siper . I cili vijon deri ne ndryshimin e vendbanimit te punonjesit te policise se burgjeve

Pagesa per shpenzimet e qerase kur transferohet ose komandohet jashte vendbanimit te tij te perhershem ne largesi mbi 36 km

Trajtimi me ushqim pa pagese per punonjesit trasnferoehen ose komandohet jashte vendbanimit mbi 36 km

Paga per grade

Vjetersia per sherbim hyn ne fuqi ne 2021

/S. H   /NOA.al