Transmetuar më 25-11-2020, 11:22

Në Berlin, një makinë u përplas me gardhin e zyrave të kancelares gjermane, Angela Merkel, duke alarmuar policinë.

Një automjet hyri me shpejtësi në gardhin para zyrave, ndërsa fatmirësisht pati vetëm dëme materiale, raportojnë mediat vendase.

Mbi makinë shkruhej me shkronja të bardha: “Ju vrasës të mallkuar të fëmijëve dhe të moshuarve” dhe në anën tjetër: “Ndaloni politikën e globalizimit“. /e.a./noa.al/