Transmetuar më 25-11-2020, 11:07

Një tjetër mjek shqiptar humb betejën me koronavirusin. Doktori i njohur vlonjat, Bledi Nini ka ndërruar jetë në Itali pas infektimit nga virusi i rrezikshëm.  Nini, 48 vjeç shërbente si mjek në repartin e ORL-së në QSUT.

Lajmin e ka bërë të ditur, miku i tij njëherësh edhe kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i cili thotë se marrja e këtij lajmi ishte i vështirë.

“U nisa për në ‘Shkollën Tregtare’ me të njëjtin optimizëm me të cilin kam dashur të përcjell mesazhet sensibilizuese nëpër shkolla, gjatë këtyre ditëve, por lajmi se miku e kolegu im, një nga mjekët më të talentuar vlonjat, Bledi Nini, e humbi këtë mëngjes betejën me Covidin, nuk është i thjeshtë për mua. Virusi nuk është lojë mediatike, kujdesuni për veten, përdorni maska dhe tregohuni të vëmendshëm ndaj të gjitha masave parandaluese! Pushofsh ne paqe, Bled”, shkruan Leli në Facebook. /e.a/noa.al/