Transmetuar më 25-11-2020, 11:00

Policia e Kukësit ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në familje, ndërsa arreston një 32-vjeçar, i cili ka qëlluar me thikë motrën e tij.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 6, në qytetin verilindor, ndërsa ndërhyrja është bërë teksa po ndodhte një konflikt i ashpër në familje midis vëllait, shtetasit me inciale V.Q dhe motrës së tij.

Policia thotë se ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës dhe e ka goditur atë me mjet të mprehtë thikë, në krah, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.