Transmetuar më 25-11-2020, 10:53

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video orientuese që qytetarët e prekur nga Covid 19 që trajtohen në banesë mund të përfitojnë barnat me rimbursim falas.

Qytetarët e prekur nga koronavirusi duhet të lidhen me mjekun e familjes, por nëse nuk e di kush është mjeku i tyre i tyre i famlijes, mund të kontaktojnë në linjën e gjelbër 0800 40 40 për ta mësuar.

Mjeku i familjes përshkruan recetën sipas protokollit në varësi të gjendjes së pacientit, e lehtë ose e moderuar.

Me kodin e recetës një i afërm i pacientit paraqitet në farmaci për të marrë barnat falas. Rimbursimi për trajtimin e simptomave të Covid19 është deri në 1 muaj. Nga rimbursimi i barnave falas përfitojnë të gjithë qytetarët pavarësisht nëse janë ose të siguruar.

Postimi i Manastirliut

Garantojnë #BarnatFalas për qytetarët e diagnostikuar me #COVID19 që trajtohen në banesë.

Si të përfitoni recetën me rimbursim? Lidhuni me mjekun tuaj të familjes.

Nëse nuk keni kontaktin e mjekut tuaj të familjes lidhuni me linjën e gjelbër  0800 40 40 për ta mësuar.