Transmetuar më 25-11-2020, 10:35

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega, prej dy javësh është infektuar me Covid-19 dhe teksa pritej që gjendja e tij të stabilizohej, ajo ka ardhur duke u rënduar.

Burime nga klubi kuksian bëjnë me dije se trajneri i njohur shqiptar është nisur me urgjencë drejt Turqisë.

Koronavirusi i ka prekur mushkëritë ish-teknikut të Partizanit dhe gjendja e rënduar e ditëve të fundit e ka detyruar të shtrohet për një mjekim më të specializuar në një spital të njohur në Turqi.

Drejtuesit e Kukësit kanë marrë të gjitha masat për t’i qëndruar pranë trajnerit në këtë moment të vështirë që po kalon. /e.a/noa.al/