Transmetuar më 25-11-2020, 10:09

Protokolli mjekësor është i njëjtë. Pas njoftimit te mjeku i familjes për simptoma të dyshuara me Covid, pritet që në shtëpi të mbërrijnë mjekët që bëjnë testimin paraprak.

Në luftën kundër COVID-19, një rol të rëndësishëm luajnë edhe ekipet e bluzave të bardha në terren, të cilët kryejnë testimet dhe gjurmimin e rasteve.

Kryeministri Edi Rama ndau sot një video nga një ditë normale pune të bluzave të bardha, që kryejnë testimet e qytetarëve në nevojë në banesat e tyre.

Me një shënim në Facebook, Rama i falënderon ata për sakrificën e përkushtimin për shëndetin e qytetarëve.

“Mirëmëngjes  dhe me një falënderim të madh për sakrificën, përkushtimin, durimin e bluzave të bardha që kryejnë testimet e qytetarëve në nevojë në banesat e tyre, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama. /e.a/noa.al/