Transmetuar më 25-11-2020, 09:21

Mjetet mbrojtëse anti-Covid, përveç se janë të rëndësishme për shëndetin e njeriut, kanë krijuar jo pak probleme në mbajtjen e tyre.

Në fakt, ajo që duket e bezdisshme tek shumë persona, është mbajtja e maskës dhe e syzeve njëkohësisht, gjë që shkakton avull në pamje.

Por ky problem, e ka një zgjidhje dhe është neurokirurgu amerikan, Daniel Heiferman, ai i cili ka ndarë një këshillë me ndjekësit në Twitter.

Ai ka shpërndarë një metodë mjaft të thjeshtë dhe efektive, ku ju mund të vendosni një ngjitës në pjesën e hundës.

Në këtë mënyrë maska ​​kirurgjikale ngjitet në mënyrë të përsosur dhe për këtë arsye ajri nuk del saktësisht nën syze.

Rezultati: nuk ka më lente me avull. “Përhapni mesazhin, mund të shpëtojë jetë”,- thotë mjeku në postimin e tij. /e.a/noa.al/