Kryemadhi: E kam kaluar Covidin, kam puthur Ilirin në buzë dhe nuk është infektuar
Transmetuar më 24-11-2020, 22:25

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi shprehet se e ka kaluar COVID-19.

Në një intervistë për TCH, Kryemadhi deklaroi se ditën që operoi bajamet, mjekët i kanë thënë që ka kaluar edhe COVID pas analizave për serologjikun.

Befasi mbetet se si Presidenti nuk është prekur ndonëse sikurse e pohon Kryemadhi, nuk kanë munguar edhe puthjet mes çiftit presidencial.

“Unë e kam kaluar COVID, pa këputje pa lodhje e pa gjë. Ditën që kam operuar bajamet, mjekët më kanë thënë se ju kaluat COVID, bëra serologjikun. Pra, nuk e kam kuptuar as vetë dhe jam e vetmja unë në familjen time. Prandaj dhe unë s’jam puthur me asnjë në buzë përveç Ilir Metës, që mesa duket e kam puthur e prapë nuk e ka zënë COVID. Nuk e ka kaluar asnjë në familje”, tha Kryemadhi.