Transmetuar më 24-11-2020, 22:18

Humbje e rëndë për qytetarët dibranët të cilët kanë shprehur trishtim të madh sot, pasi mësuan vdekjen e mjekut Ibrahim Kaziu.

I ndjeri, 68 vjeç, mjek i njohur dhe i përkushtuar në kujdesin mjekësor ndaj qytetarëve të Dibrës, ka humbur jetën ditën e sotme.

Mësohet se dr. Kaziu ishte infektuar me Covid-19 dhe gjendja e tij ishte rënduar dy ditë më parë.

Ai u dërgua në spitalin Infektiv në Tiranë, por ka ndërruar jetë.

Në faqen Këtu mblidhen dibranët, ndjekësit shprehen se i ndjeri "Sakrifikoi veten për të mirën e dibranëve". /noa.al/