Transmetuar më 24-11-2020, 21:06

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha tregoi historinë e saj shumë të veçantë të dashurisë, me Ardian Gjonin. Ata kanë edhe dy fëmijë, Luis dhe Greis.

Klajda tregoi detaje të marrëdhënies, duke u ndalur pak në fillesat e saj.

Ish-deputetja e LSI u kthye pas në kohë, ku tregoi se njohja e saj me Ardianin kishte nisur që në gjimnaz.

Në moshën 15 vjeçare, u vendosën përpara sfidës së largësisë pasi Klajda shkoi për studime në Angli dhe Ardiani në Itali.

“Fell in love with an alien” është kënga e cila është simbol i historisë së tyre të dashurisë.

“Ka qenë kënga e preferuar e Ardianit dhe kur ishim fëmijë në atë kohë 15 vjeç, flisnim pa fund në telefon. Më kujton netët e gjata kur flisnim në telefon dhe kjo këngë ishte në sfond. U bë dhe kënga ime e preferuar duke mbetur një simbol i atyre netëve pa fund qe ne kominikonim”, – tha ajo.

Në këtë rrugëtim të bukur dhe të vështirë nuk kanë munguar edhe ndenjat e xhelozisë mes çiftit. Sipas Klajdës, është e pamundur që kur dashuron të mos jesh xheloz. Sa e vështirë ka qenë për to?

“Për ne të dy është shumë e shenjtë dhe kuptohet që nga momenti që i kemi rezistuar shumë viteve bashkë, duke u kurorëzuar me martesë dhe fëmijë… është sa mijëra fjalë.  Ka pasur momente të vështira, patjetër që po, sepse largësia ndonjëherë krijon edhe keqkuptime të cilat ti i zgjidh ndryshe kur je ballë për ballë”.

Ish-ministrja ishte e ftuar ditën e sotme në ‘ABC e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi.

Ajo u pyet me shaka nga moderatori, nëse ka pasur ndonjë të pakënaqur në dasmën e saj, që nuk i ka pëlqyer ushqimi.

“Edhe mund të ketë pasur, por unë kam qenë nga ato nuse që që kur ka filluar dasma dhe deri në fund kam qenë vetëm në pistën e kërcimit. Nuk e di fare se si ka shkuar ushqimi. Ka qenë një nga ditët më të bukura të jetës sime”.

Klajda ndër të tjera u ndal edhe në dy dashuritë e saj, Luis dhe Greis, për të cilët tha se është arritja më e madhe në jetë. Të qenit edhe pjesë e politkës bën që të jetë e angazhuar dhe mos jetë gjatë gjithë kohës me fëmijët e saj, edhe kur ato janë në momente vështirësie. Ajo ndau për publikun një moment shqetësues që kishte kaluar ditën e djeshme.

Teksa ishte live në një intervistë televizve Klajda tha se mësoi se vajza e saj ishte me temperaturë 39, dhe kjo simptomë në këtë periudhë dihet sesi mund të përjetohet./a.m/NOA.al