Transmetuar më 24-11-2020, 19:56

Gjendet pa shenja jete një person në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth 18:30, në rrugën “Siri Kodra”.

Në një magazinë (e kthyer në banesë), është gjetur pa shenja jete A.P., rreth​ 60 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera fizike.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale./noa.al/