Transmetuar më 24-11-2020, 19:47

Epidemiologu Taulant Muka tha në emisionin “Quo Vadis” se nuk duhet t’iu kushtohet vëmendje vetëm të infektuarve që virusi iu ka shkaktuar komplikacione të rënda, por sipas tij edhe ata individë që e kanë kaluar koronavirusin lehtë dhe pa probleme.

Teksa e krahasoi COVID-in me gripin, Muka tha se qetësimi i qytetarëve duhet të jetë primar.

"Sa shqiptarë e kanë kaluar pa problem situatën Covid. Është njësoj si gripi, po të merrnim çdo rast të gripit ta kalonim në media edhe ne gripin do e kalonim më keq se sot.

Prandaj them që të jemi më racional, të nxirrnim dhe rastet pozitive në media, që e kalojnë pozitivisht pa problem, që edhe njerëzit të qetësohen dhe në këtë mënyrë të rrezatojmë pozitivitet,”-tha Muka.