Transmetuar më 24-11-2020, 17:58

Një burrë në Kinë, që u kap duke tradhëtuar bashkëshorten, e ka pësuar keq.

Ai është lidhur në një kafaz të improvizuar dhe është lënë në një lumë me ujë të ftohtë.

Kjo mënyrë ndëshkimi, praktikohej nga popujt e lashtë kinezë si një mënyrë primitive e dënimit të tradhtisë bashkëshortore.

Në videon që u bë shpejt virale në mediat sociale kineze, burri dukej i shokuar kur njerëzit hynë në dhomën ku e kapën thuajse të zhveshur në krevat, me një grua që nuk ishte bashkëshortja e tij.

Ai duket i shqetësuar, dhe me lot në sy kërkon falje. /k.k/noa.al/