Transmetuar më 24-11-2020, 16:11

Është një prej trafikantëve të drogës më i njohur në botë.

Fjala është për meksikanin El Chapo, i cili ndodhet pas hekurave që nga korriku i vitit të kaluar.

Ai është vendosur në një burg të sigurisë së lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Avokati i tij mbrojtës ka treguar së fundmi se si El Chapo i kalon ditët në qeli.

Lichtman Loera ka thënë se El Chapos i lejohet vetëm një orë në ditë që të shikojë dritën e diellit.

Një gazetar zbuloi gjithashtu se ai e kalon kohën e lirë në burg duke punuar me dokumentet që do të shërbejnë për të apeluar vendimin ndaj tij.

Ka paralajmëruar se do apelojë vendimin që e lë përjetë në burg. /k.k/noa.al/