Ashpërsohet gara mes gjigantëve farmaceutikë, vaksina ruse mbi 95 përqind e sigurt
Transmetuar më 24-11-2020, 16:14

Rusia pretendon se ka zbuluar vaksinën më efektive në botë për Covid-19.

Sipas një artikulli të sotëm të Financial Times, pretendohet se kjo vaksinë ka një efektivitet mbi 95 përqind, çka e bën atë vaksinën më efektive deri tani në botë.

Presidenti rus muajin e kaluar njoftoi se vendi kishte zhvilluar një vaksinë të dytë, EpiVacCorona.

Kurse, vaksina e parë kandidate për Covid-19 u njoftua në gusht.

“Ne ende nuk kemi filluar vaksinimin e përhapur dhe kreu i shtetit nuk mund të marrë pjesë në vaksinim si vullnetar. Është  e pamundur,” – tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov të martën.

“Presidentit nuk mund t’i injektohet një vaksinë e paçertifikuar.”

Në tetor, Putini njoftoi se Rusia kishte gati edhe një vaksinë të dytë për koronavirusin, EpiVacCorona, ndërsa gara globale për prodhimin e një vaksinë të sigurt dhe efektive për të luftuar pandeminë, që deri më tani ka marrë gati 1.4 milion jetë njerëzish.

Putini javën e kaluar tha se Rusia kishte marrëveshje prodhimi me Kinën dhe Indinë dhe inkurajoi Brazilin dhe Afrikën e Jugut që gjithashtu të prodhonin vaksinën ruse.

Edhe hungaria ka prorositur vaksinën ruse, ndryshe nga vendet e tjera të BE-së.

Gjigantët e farmacisë Pfizer dhe BioNTech njoftuan se vaksina e tyre kandidate është 95 për qind efektive. Kompania amerikane Moderna tha javën e kaluar rezultatet e hershme treguan se kandidati i saj ishte 94.5 për qind efektiv./a.m/NOA.al