Transmetuar më 24-11-2020, 15:42

Duket se Mançester Siti nuk ka hequr dorë nga Lionel Mesi. Madje lajmet e publikuara së fundmi nuk kanë asnjë bazë vërtetësie.

Nga muaji janar, Mesi do të ketë mundësi të nënshkruajë me klubin që dëshiron si lojtar i lirë, pasi i përfundon kontrata me Barcelonën.

Financiarisht Mançester Siti mund të jetë klubi i vetëm në botë që mund të përballojë kostot e larta të transferimit të yllit argjentinas.

Anglezët e duan patjetër Mesin, madje kanë gati një projekt të shtrirë në një dekadë për një nga futbollistët më të mirë të historisë.

Raportohet se Siti është gati t’i ofrojë Mesit një kontratë 10-vjeçare, të ndarë në tre etapa. Fillimisht Leo do të kalonte disa vite te skuadra e Guardiolës dhe më pas do të zgjidhte një mes tetë ekipeve të City Football Group (CFG).

New York Siti është klubi në "pole", nëse kjo kontratë nuk do të materializohet. Por duket se të gjitha rrugët e çojnë Lionel Messin drejt Mançester Sitit. /e.a/noa.al/