Transmetuar më 24-11-2020, 15:18

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-gjyqtaren Mimoza Margjeka, e akuzuar se mori 6 mijë euro rryshfet për të liruar një të burgosur.

Ndaj saj ishte caktuar masa e sigurisë arrest shtëpiak, ndërsa sot gjykata vendosi detyrim paraqitje.

Nga ana tjetër, nuk kanë ndryshuar masat për bashkëshortin e saj, Abren Cara, si dhe Nejton Balin, Klaudio Zhillen dhe avokatin Skënder Damimi.

Gjyqtarja, bashkë me personat e mësipërm akuzohen se janë bërë pjesë e një skeme korrupsioni prej 6 mijë eurosh për lirimin e të paraburgosurit Orion Bali, ndaj të cilit rëndonte akuza e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Nejton Bali ishte vëllai i të burgosurit, ndërsa Zhilla dyshohet se ka luajtur rolin e ndërmjetësit. /k.k/noa.al/