Transmetuar më 24-11-2020, 13:45

Shpërthimi i një bombule gazi në një banesë në Tiranë, ka shkaktuar plagosjen e një çifti bashkëshortësh.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Shefqet Kuka" dhe sipas policisë, shtetasit M.G., dhe D.G., kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Dy të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.