Transmetuar më 24-11-2020, 13:27

Një 41-vjeçar, me inicialet G.Ll., është arrestuar nga Policia e Kurbinit, pasi ka kanosur me armë zjarri kushëririn e tij, Gj.Ll.

Pas arrestimit, uniformat blu kanë sekuestruar edhe armën, tip pistoletë, e cila ishte hedhur nga autori në malin e fshatit.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Dilbnisht më datë 23 nëntor, për një konflikt për motive të dobëta. /e.a/noa.al/