Lajm i mirë edhe nga Rusia: Vaksina “Sputnik V”, mbi 95% efektive
Transmetuar më 24-11-2020, 12:56

Vaksina ruse "Sputnik V", është "më shumë se 95%" efektive kur "të dhënat paraprake nga vullnetarët të marra 42 ditë pas dozës së parë" (d.m.th. 21 ditë pas dozës së dytë) merren në konsideratë.

Lajmi shpresëdhënës  u njoftua nga Instituti Shkencor i Kërkimit, "Gamaleya", i cili boton të dhënat e raundit të dytë të analizës së ndërmjetme të testit klinik.

Vaksina do të kushtojë më pak se 10 dollarë për tregun ndërkombëtar (për të dyja dozat) dhe falas për qytetarët rusë.

Deri në fund të këtij viti bota do të ketë edhe 200 milionë vaksina të tjera, pasi të rezultojë efikase ajo e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania farmaceutike “AstraZeneca”.

Kjo vaksinë ka çmim më të lirë se ato të “Pfizer” dhe “Moderna”-s, e ndryshe nga të tjerat, mund të ruhet në temperaturë normale frigoriferike.

Ndërkohë, me 24,326 infeksione të reja me koronavirus të regjistruara brenda 24 orëve, nga të cilat 5,838 në kryeqytetin Moskë, Rusia ka tejkaluar 2 milionë raste me Covid, duke e çuar numrin kombëtar në 2,138,828.

Me një rekord prej 491 vdekjesh ditore në 24 orët e fundit të lidhura me pandeminë, numri zyrtar i viktimave tani është rritur në 37,031 persona. /e.a/noa.al/