Transmetuar më 24-11-2020, 11:44

Pesë punonjës policie në qarkun e Beratit janë pezulluar për shkak se nuk kanë zbatuar detyrën për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit.

Sipas burimeve, mësohet se janë pezulluar, shefi i komisariatit të Skraparit, shefi i stacionit policor të Poliçanit, një inspektor zone dhe dy efektivë.

Pezullimi i tyre është bërë pak ditë më parë për shkak të disa bimëve të gjetura në sasi të vogla, por në zona të ndryshme të thella malore. Ndaj tyre tashmë ka nisur edhe një hetim disiplinor. /e.a/noa.al/