Transmetuar më 24-11-2020, 11:35

Një 47-vjeçar nga Elbasani e ka humbur betejën me koronavirusin.

Personi që ka humbur jetën kishte mbi 10 ditë që ishte shtruar në spitalin Covid2.

Rasti i vdekjes së 47-vjeçarit pritet të bëhet publik në raportin e fundit të ministrisë së Shëndetësisë.

Deri tani në Elbasan nga fillimi i pandemisë janë infektuar 804 persona.

Ndërsa në total në gjithë Shqipërinë si pasojë e Covid janë infektuar 33.556, ndërsa kanë humbur jetën 716 persona.

/S. H   /NOA.al