Transmetuar më 24-11-2020, 10:54

Është shtyrë për të dytën herë në Gjykatën e Posaçme të Apelit,  procesi ndaj Arbër Çekajt, i akuzuar për 613 kg kokainë të kapur në Portin e Durrësit.

Shkak për shtyrjen e seancës së sotme u bë mungesa e avokatit mbrojtës të Donaldo Lushajt, Artan Jahaj.

Seanca e radhës u caktua nga gjykata në 7 dhjetor. Ditën e sotme, procesi monitorohej edhe nga përfaqësues të ambasadës amerikane në Tiranë.

Arbër Çekeaj, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku u dënuan nga Gjykata e Shkallës së Parë me 36.8 vite burg, vendim që u apelua nga mbrojtja, e cila kërkon pafajësi për tre të pandehurit.

Më 15 shtator Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dënoi me 21 vjet burg Arbër Çekajn, pronarin e kompanisë “Arbi Garden” në kontenierët e së cilës bashkë me bananet u zbuluan nga policia 613 kilogramë kokainë, në shkurt të 2018.

Arbër Çekaj i konsideruar si "bosi" i kësaj ngarkese, ka mbajtur gjithmonë një qëndrim mohues, duke pohuar se nuk ka asnjë lidhje me kokainën e kapur nga policia. /e.a/noa.al/