Transmetuar më 24-11-2020, 10:08

Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur një të riu shiptarë në Greqi.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije është ndaluar nga policia, pasi po lëvizte jashtë orarit të vendosur nga qeveria helene, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Pasi u ndalu, gjatë kontrollit të riut iu është gjetur lëndë narkotike me vete.

Pas një kontrolli në shtëpinë e tij, ai u gjet se jetonte ilegalisht në vend dhe u mor në paraburgim për të filluar procesin e dëbimit.

Mirëpo sikur të mos të mjaftonin të gjitha këto shqiptari në paraburgim kishte ethe dhe temperaturë, pasi është nënshtruar tamponit për Covid-19 ai ka rezultuar pozitiv.

Kjo ka alarmuar policinë e Roos të cilët kishin pasur kontakt me të riun.

Shqiptari është dërgaur në spital, më pas do të niset për në Shqipëri.

/S. H   /NOA.al