Transmetuar më 24-11-2020, 09:35

Pas një hetimi 6-mujor, zbardhet kanosja për vrasje ndaj një punonjësi policie përmes rrjeteve sociale.

Policia thotë se në kuadër të operacionit të koduar “Kërcënimi”, ka arrestuar 24-vjeçarin me iniciale A.S banues në Gosë të Kavajës.

Kërcënimi i punonjësit të policisë është bërë nga 24 vjeçari nëpërmjet mesazheve në rrjetet sociale. Por si e kërcënonte i riu policin nëpërmjet mesazheve?

Hetuesit dyshonin se ky shtetas kishte hapur një numër të madh profilesh të rrjeteve sociale me të dhëna të rreme.

Nëpërmjet mesazheve që dërgonte nga këto profile të rrjeteve sociale, kanoste në mënyrë të vazhdueshme punonjësin e policisë dhe familjarët e tij, për shkak të detyrës që ky punonjës kishte kryer.

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së 24-vjeçarit, u sekuestrua një telefon celular i markës “Samsung”. /e.a/noa.al/