Transmetuar më 24-11-2020, 09:21

Drejtuesit e Anti-terrorit në Tiranë, kanë marrë në pyetje Floresha Rashën, shqiptaren e parë që u kthye në vend nga kampi i ferrit, Al-Hol.

Burimet thonë se ajo u pyet në cilësinë e dëshmitares, për mënyrën se si u largua në Siri, ndërsa nuk dihen detaje për rrëfimin e saj. Po ashtu në pyetje janë marrë dhe tre fëmijët e saj, në praninë e psikologut.

Floresha Rasha udhëtoi drejt Sirisë me bashkëshortin, Diamant Rasha në vitin 2013, ndërsa ky i fundit u vra me snajper pas disa muajsh, duke e lënë Floreshën vetëm me dy fëmijët. Për fat të keq, pas pak kohësh, Floreshës iu vra edhe vajza 16-vjeçe gjatë një shpërthimi, ku mbeti edhe vetë e plagosur.

Më pas ajo u martua me luftëtarin Lavdërim Muhaxheri, komandantin famëkeq të ISIS, të vrarë kohë më vonë në luftime, me të cilin ka dhe dy fëmijë. Ajo u rikthye në Shqipëri më 27 shtator, së bashku me tre fëmijët.

Por ndryshe nga të tjerët dhe ndryshe nga si iku në 2013 në Siri, Floresha u kthye me karrocë me rrota për invalidët. /e.a/noa.al/