Rama publikon pamjet nga Covid 4: Gati me gjithçka duhet në vijën e zjarrit
Transmetuar më 24-11-2020, 08:40

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar edhe njëherë se spitali Covid 4 është gati për të pritur pacientët e prekur me koronavirus.

Në një postim në Facebook, shefi i qeverisë thotë se në këtë luftë asgjë nuk do të lënë mangut, duke nxjerrë edhe pamjet nga Covid/4.

Postimi i kryeministrit Edi Rama

Mirëmëngjes, Spitali Covid 4 është gati me gjithçka duhet në vijën e zjarrit, por ju lutem kujdesuni për veten e të tjerët, sepse kjo luftë ku ne s’do të lemë asgjë mangut, deri në fund, fitohet vetëm duke bërë secili të vetën

#Gjithçka Për Shëndetin #MASKA? #DISTANCA↔? #HIGJIENË

Lajmin se ky spital është gati e dha edhe ministrja Manastirliu, e cila një ditë me parë së bashku me ekipin e mjekëve dhe infermierë inspektuan spitalin Covid 4 në aksin Tiranë-Durrës.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi nga spitali COVID 4 se po përgatiten edhe spitalet rajonale për përballimin e situatës së epidemisë.