Transmetuar më 24-11-2020, 08:18

Përplasja për viktimat nga Covid 19 në vend, është zhvendosur nga foltoret politike, në studiot televizive. Shefi i Departamentit të Shëndetësisë pranë Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi, ka sjellë çertifikatën e një të vdekuri, që sipas tij, edhe pse kishte ndërruar jetë nga Covidi nuk ishte raportuar nga Ministria e Shëndetësisë në asnjë raport ditor. I ftuar në emisionin "Open", Koduzi tha se ai kishte ndërruar jetë më 16.11.2020.

Ndërsa kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se “mos bëj gabim se do përfundosh në prokurori”

Debati:

Gazmend Koduzi: Ma ka dhënë familjari, nuk është raportuar si viktimë e Covid-19

Skënder Brataj: Jo pra, ta ka dhënë mjeku ty, po lëri ato…mos bëj kështu gabimesh

Gazmend Koduzi: Ma ka dhënë familjari, është shoku im…

Skënder Brataj: Posi ngelët duke ndjekur njerëzit ju… Na lini ore të bëjmë punën. Nxirre autorizimin që ta ka dhënë familjari.

Gazmend Koduzi: E kam

Skënder Brataj: Po nxirre këtu, pra nëse e ke.