Trump dorëzohet, i hap rrugën Joe Bidenit për postin e presidentit
Transmetuar më 24-11-2020, 07:49

Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme, autoriteti amerikan për menaxhimin dhe administrimin e agjencive federale, ka konfirmuar Joe Biden si "fitues" të zgjedhjeve presidenciale, duke autorizuar fillimin zyrtar të tranzicionit të pushtetit nga Donald Trump.

Edhe presidenti në largim i dha "OK" e tij kalimit të butë të tranzicionit "në interesin më të mirë të vendit". Pika e kthesës erdhi pasi Michigan vërtetoi fitoren e demokratit.

Tani për presidentin në largim, i cili kishte folur për "kërcënime" drejtuar kreut të Administratës së Shërbimeve të Përgjithshme, do të jetë më e vështirë të pengojë procesin.

"Unë jam duke rekomanduar që menaxherja Emily Murhpy dhe ekipi i saj të bëjnë atë që është e nevojshme në lidhje me protokollet fillestare dhe unë i kam thënë ekipit tim të bëjë të njëjtën gjë," tha Trump.

Deri më tani, Murphy kishte refuzuar të nënshkruante letrën e vlerësimit të fituesit, duke bllokuar në mënyrë efektive procesin e tranzicionit nga fillimi, duke përfshirë qasjen e stafit të saj në zyrat qeveritare dhe ndaj zyrtarëve. /e.a/noa.al/